Fjalë Kyçe

Aksident i rënd trafiku, ndërron jetë 60 vjeçari

Aksident i rënd trafiku, ndërron jetë 60 vjeçari

Policia e Tiranës me anë të një informacioni paraprak ka njoftuar se një 60 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Drejtuesi i një automjeti ka aksidentuar për vdekje një 60 vjeçar, i cili është ende i paidentifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për hetime të mëtutjeshme.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Prezë në afërsi të Vorës.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

Si pasojë e demtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë”.