Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë afër stacionit të trenit.
Nga pamjet që janë publikuar nga media lokale shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dëmet materiale janë të mëdha.
Nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar, ndërkaq në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti policor.