Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, në fshatin Bibajt të Ferizajt.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ka ndodhë një aksident në fshatin Bibaj, drejtimi për Prishtinë, në autostradë. Sipas raportimeve fillestare, janë të përfshira tri automjete. Deri në këto çaste janë raportuar të lënduar tre persona”, tha ai.
Hoxha ka thënë për sinjalin se ky segment i autostradës është bllokuar deri në përfundim të këqyrjes së vendngjarjes, çka ka krijuar kolona të gjata