Një vetaksident i rëndë ka ndodhur minuta më parë në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Klan Kosova, jozyrtarisht, merr vesh se dy vëllezër të rinj në moshë janë lënduar nga ky vetaksident, por se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Të njëjtit janë përcjellë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Klankosova.tv.