Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Klinë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Klinë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur para pak çastesh në Jashanicë të Klinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express, Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale në Pejë.

“Ka ndodhur aksident mes dy veturave, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë duke u dërguar për trajtim mjëksor në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tha Gashi.