Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Lipjan, një i vdekur

Aksident i rëndë në Lipjan, një i vdekur

Një person ka vdekur pas një vetaksidenti në Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka deklaruar se vetura është përplasur me një shtyllë të betonit.

“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Rusinovc – Shalë (KK-Lipjan) ka ndodh një vetaksident trafiku, ku nje veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është perplas me një shtyllë të betonit. Në këtë aksident është lënduar rëndë një person i cili nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Failjare në Komoran. Me hetimin e rrethanave se si ka ardh deri te ky aksident po merren njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.