Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se aksidenti në mes dy automjeteve në lëvizja ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Me rastin po merret Njësiti i komunikacionit rrugor.