Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Prishtinë, tre persona përfundojnë në QKUK

Aksident i rëndë në Prishtinë, tre persona përfundojnë në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.