Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Xërxe të Rahovecit ku janë përfshirë një traktor dhe një veturë.
Në foton e siguruar shihet se aksidenti ka qenë i rëndë, pasi traktori është ndarë në dysh, kurse vetura ka përfunduar në ara.
Reporteri.net ka pyetur Policinë e Gjakovës për këtë aksident por kanë thënë se nuk kanë informata.
“Nuk ka të regjistruar si rast”, kanë thënë nga Policia e Gjakovës.