Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Rrogozhinë. Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Policia bëri të ditur se njëri nga drejtuesit e mjeteve ndërroi jetë në vendngjarje, i cili është identifikuar si shtetasi me iniciale T. M., rreth 54 vjeç. Pak pas aksidentit, u njoftua se ka ndërruar jetë në spital edhe një grua. Ajo është identifikuar si shtetasja me iniciale B. K., e cila ishte pasagjerë në një tjetër mjet.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.