Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit: Përplasen 2 kamionë mes vete

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit: Përplasen 2 kamionë mes vete

Një aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Morinës, shkruan Gazeta Metro.

Mësohet se një kamion i madh është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i tij.

Personi i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por mendohet se shpejtësia e mjetit ka qenë një faktor për shkak të dëmeve të mëdha që ka pësuar kamioni.