Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku mes të paktën tri automjeteve në rrugën Gjakovë-Pejë.
Nga pamjet shihet se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërsa, nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e aksidentit dhe janë duke u marrë me rastin.