Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku një veturë është rrokullisur.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje tashmë kanë dalë edhe njësitet policore.
Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacionet lidhur me rastin, por që deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje.
