Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Vranidoll në mes të tri veturave, shtatë persona të lënduar

Aksident i rëndë në Vranidoll në mes të tri veturave, shtatë persona të lënduar

Sot rreth orës 20:30 ka ndodhur një aksident trafiku në Vranidoll, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në Vranidoll ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.