Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Livadic të Podujevës.
Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku të njëjtit kanë thënë se ka disa persona të lënduar.
Policia është njoftuar për aksidentin e ndodhur, saktësisht në rrugën nga Livadica që të shpije drejt pikës kufitare të Merdares