Një person ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Shkodër.
Siç raporton Policia shqiptare, viktima ka qenë drejtuesi i një motoçiklete dhe ka humbur kontrollin e drejtimit duke dalë nga rruga, në aksin Shkodër-Muriqan.
Burimet e ‘Panorama’ thanë se viktima është identifikuar Lin Dedaj, i cili ka humbur jetën në vend.
‘Më datë 18.12.2019, rreth orës 15.05, në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, në fshatin Dodaj, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L.D, 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga’, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.