Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë trafiku në fshatin Rufc të Lipjanit, lëndohen dy persona

Aksident i rëndë trafiku në fshatin Rufc të Lipjanit, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Rufc të Lipjanit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Rufc të Lipjanit ka ndodh një aksident trafiku ku një automjet për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetentë në stacionin e Lipjanit.