Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti mes tjerash bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/201749628081550