Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash tek Parku i Biznesit në Drenas.
Në pamjet e publikuara shihet si një veturë është rrokullisur.
Tek vendi i ngjarjes kanë arritur emergjenca, zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës, derisa nuk dihet ende sa persona janë lënduar.
Deri në publikimin e lajmit policia nuk ka dhënë përgjigje./frontonline