Fjalë Kyçe

Tre të lënduar nga aksidenti mes një kamioni e nëntë veturave në Prishtinë, konfirmon Policia

Tre të lënduar nga aksidenti mes një kamioni e nëntë veturave në Prishtinë, konfirmon Policia

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion.

Ai ka thënë për Koha.net se deri tani ndihmë mjekësore iu është ofruar tre personave.

Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore iu është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse.

———————————–

Kjo është gjendja shëndetësore e të aksidentuarve në rrugën “Agim Ramadani”

QKUK jep detaje nga aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”. Një kamion i mbeturinave, i kompanisë “Pastrimi”, ka goditur rëndë një makinë, pasi që i janë prishur frenat.

Mjekët nga QKUK-ja për Gazetën Express kanë njoftuar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve në aksidentin e sotëm të Prishtinë.

Në aksidentin me kamion që ndodhi sot janë tre të lënduar që janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre të lënduar janë dërguar për në Emergjencën e QKUK-së. Në mesin e tyre nuk ka fëmijëm kurse gjendje shëndetësore e këtyre tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar mjeku kujdestar në QKUK, Ibrahim Maliqi.

Mësohet se kamioni është i kompanisë ‘Pastrimi’ dhe punëtori i kësaj kompanie që ka qenë mbrapa kamionit është i lënduar.

Deri më tani police ende nuk kanë dhënë informacione për këtë rast.

—————————

Aksident i tmerrshëm në Prishtinë: Kamionit ia lëshojnë frenat, hyn në korsinë e kundërt

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani.

Një kamion i mbeturinave i kompanisë “Pastrimi” ka goditur rëndë një makinë, pasi që të njejtit ua kanë prishur frenat, shkruan Gazeta Alo.

Raportohet për të lënduar.