Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Klinë, ku dyshohet se ka edhe persona të lënduar.
Sipas fotografive të dërguara në adresë të Telegrafit, në aksident janë të përfshira të paktën dy vetura.
Njëra nga veturat duket se është rrotulluar në skaj të rrugës.
Telegrafi ka provuar të marrë edhe informacione shtesë nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.