Një aksident me pasoja fatale për një të ri ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji.
Në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin G.H., 24 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima ka qenë banor i Elbasanit, shkruan tch.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që shkakoi aksidentin.