Fjalë Kyçe

Aksident me të lënduar në fshatin Milloshevë

Aksident me të lënduar në fshatin Milloshevë

Tre persona janë lënduar si pasojë në një aksident të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovëss për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 18:40, në rrugën “Prishtinë-Mitrovicë” respektivisht në fshatin Milloshevë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.