Para pak minutash ka ndodhur një aksident në magjistralen Pejë- Prishtinë, mes një kombi dhe një kamioni transportues, ku ka të lënduar, shkruan Gazeta Metro.
Një lexues i Metros ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen kolona të gjata si pasojë e aksidentit. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe raportohet për një të lënduar.