Një grua është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë.
Aksidenti është shkaktuar në mes të një pirunari dhe një veture me targa të Maqedonisë së Veriut.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt ka konfirmuar rastin në fjalë derisa ka shtuar se e lënduara në këtë rast është dërguar në Spitalin e Ferizajt.