Fjalë Kyçe

Aksident me traktor në Podujevë, ndërron jetë një person

Aksident me traktor në Podujevë, ndërron jetë një person

Një person nga Podujeva ka vdekur pas një aksidenti me traktor. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Podujeve  22.07.2020-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin ka dal nga rruga ku dhe është rrokullisur dhe si pasojë i njëjti ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.