Fjalë Kyçe

Aksident me tre të lënduar në Prizren, njëri shofer ka pësuar lëndime të rënda

Aksident me tre të lënduar në Prizren, njëri shofer ka pësuar lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit sot rreth orës 17:05. Nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore, një prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “Renault” dhe “BMW”.

“Vetura ‘Renault’ me targa vendore, ngjyrë e bardhë, ka qenë duke lëvizur nga Korisha në drejtim të Prizrenit dhe me të arritur te udhëkryqi për në fshatin Lubizhdë, merr kthim në të majtë pa u siguruar mirë dhe kështu e pengon veturën ‘BMW’, ngjyrë e kaltër, e cila ishte duke lëvizur nga Prizreni ne drejtim te Suharekës“, tha Osmanollaj për Sinjalin.

Nga ky aksident ka pasur edhe dëme materiale.