Një kalimtar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në zonën e Shkodrës si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Trush, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku mjeti i drejtuar nga V.J. 41 vjeç përplasi për vdekje këmbësorin H.F.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe i moshuari H.F. humbi jetën në vendngjarje, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./A2