Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në aksin Suharekë – Prizren.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit pamje nga ky aksident.
Në këto pamje shihen disa qytetarë që kanë zbritur nga automjetit për t’u ndihmuar shoferëve të aksidentuar dhe njëri nga qytetarët shihet derisa tenton të hapë derën e njërit kamion me çekan, për t’ia mundësuar shoferit daljen.
Po ashtu në këto pamje shihet se si materiali ndërtimor që po transportohej nga kamionët ka përfunduar në asfalt.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, por nga pamjet shihet se është bllokuar dy shirita të autostradës.