Fjalë Kyçe

Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen pesë persona

Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Dubovë të Pejës.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Ai ka deklaruar se personat e lënduar kanë pranuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona. Ata kanë pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi për reporterin.net