Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Sipas fotografive që ka siguruar lajmi.net nga vendi i ngjarjes, shihet se në këtë aksident janë përfshirë katër vetura.
Dëshmitarët kanë treguar se, fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident, përderisa nuk shihen as ndonjë njësit i Policisë së Kosovës.