Në Prishtinë rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një biçiklisti.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka marrë një person.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin!“, tha Borovci për indeksonline.