Fjalë Kyçe

Aksident mes tri veturash në kryeqytet, lëndohen tre persona

Aksident mes tri veturash në kryeqytet, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes tri veturash, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Nekibe Kelmendi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.