Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në autostradën A9 në Austri. Një kosovar 54-vjeçar që jeton në Gjermani me veturën e tij është aksidentuar. Në veturë ishin edhe tri gra, një 18-vjeçare, një 22-vjeçare dhe një 44-vjeçare, raporton “Heute.at”.
Deri te aksidenti ka ardhur shkaku i rrugës së rrëshqitshme. Të katër janë dërguar në spital, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të shtunën.