Fjalë Kyçe

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona dërgohen në Spital

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona dërgohen në Spital

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur më 11.03.2024 rreth orës 14:50 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të hyrje-daljes për Malishevë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Policia po dyshon se bëhet fjalë për vetaksident.

Ekipi i hetimeve të aksidenteve të trafikut nga Njësia për Kontroll në Autostradë ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.Sipas Hoxhës, dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, që të jenë vigjilentë gjatë ngasjes, sidomos kur ka reshje atmosferike kur zvogëlohet dukshmëria dhe rrugët bëhen të rrëshqitshme.