Ka ndodhur një aksident fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë janë të lënduar.
Lajmin për Insjderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
“Sot, më 05.10.2019, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suhareke), ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar. Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative”, ka thënë Kelani.

