Policia ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Krajkovë të Drenasit.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e veturës, tri gra dhe një foshnje.
Në bazë të njoftimit, e dyshuara derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes është aksidentuar.Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës për tretman mjekësor.