Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur dje në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit janë dërguar në emergjencë për të marrë trajtim mjekësor.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjenten e Ferizajt për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Alo/