Fjalë Kyçe

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një tjetër aksident ka ndodhë pak momente më herët te Bau Market në Fushë Kosovë, ku për pasojë një person ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Hetimet për rastin janë duke u kryer nga njësiti i komunikacionit rrugor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.