Fjalë Kyçe

Aksident në Gllaviqicë të Pejës, katër të lënduar

Aksident në Gllaviqicë të Pejës, katër të lënduar

Një aksident ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.

Sipas informacioneve të para dy automjete janë aksidentuar ndërsa Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, i tha KosovaPress-it se nga ky aksident katër persona janë lënduar.

Të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe aty janë duku u trajtuar nga ekipet mjekësore.