Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në magjistralen Klinë-Gurrakoc, në fshatin Krushevë e Vogël.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 12:51 janë përfshirë një veturë dhe një kamion që bartte derivate.
Viktima është vozitësi i veturës, ndërsa ai i kamionit ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 12:52, Stacioni Policor rajonal në Klinë është njoftuar për një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, pikërisht në fshatin Krushevë e Vogel. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Gashit.