Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Frakull. ABC mëson se një makinë në të cilën udhëtonin tre persona të një familjeje është përmbysur në kanal.
Destinacioni i të aksidentuarve ishte Vlora. Familjarët që ishin në makinë kanë marë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan. Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe nga ana e tyre bëhet me dije se makina ka dalë nga rruga dhe shkak është bërë lagështia në rrugë nga rreshjet e orëve të fundit.
Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbikalimet dhe nënkalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti.