Rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident në Hallaq të Lipjanit.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura me ç’rast një person ka humbur jetën, shkruan lajmi.net.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin dhe një person i dyshuar në rast është ndaluar nga policia për procedura të mëtutjeshme.
Këtë e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës, Daut Hoxha.