Fjalë Kyçe

Aksident në Lupç të Podujevës, tetë të lënduar

Aksident në Lupç të Podujevës, tetë të lënduar

Tetë persona kanë mbetur të lënduar në fshatin Lupç të Podujevës, pas një aksidenti rrugor.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur sot në orën 12:00 ku janë përfshirë dy vetura. Të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, derisa ekipi rajonal i trafikut ka dalë në vendngjarje.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e zëdhënës së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.