Fjalë Kyçe

Aksident në magjistralen Mitrovicë –Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident në magjistralen Mitrovicë –Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti gjashtë persona kanë marrë lëndime.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Shupkovc, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.