Fjalë Kyçe

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përfshihet një kamion dhe një autobus

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përfshihet një kamion dhe një autobus

Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një autobus, ndërsa nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i lajmi.net, shihen kamioni dhe autobusi i aksidentuar, përderisa pjesë të shumta të kamionit janë shpërndarë në rrugë si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet për të lënduar.