Dy persona, derisa po drejtonin veturat e tyre në Malishevë, nga pakujdesia kanë hyrë në tejkalim në vijën e plotë me ç’rast kanë shkaktuar aksident trafiku.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy të dyshuarit dhe pesë pasagjerë tjerë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.