Fjalë Kyçe

Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy gra dhe një fëmijë

Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy gra dhe një fëmijë

Në Shipol të Mitrovicës raportohet të ketë ndodhur një aksident nga i cili janë lënduar dy gra dhe një foshnje.

Qytetarë që kanë transmetuar ngjarjen për Jepi Zë, kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur kryqi i shkollës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, Mercedes dhe Passat CC i cili e ka goditur atë të parin pasi ai ka dalur në rrugë.

Personat e lënduar janë dërguar në spital me ambulancë ndërsa shihet se edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.