Fjalë Kyçe

Aksident në Pejë, katër të lënduar

Aksident në Pejë, katër të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Aksidentin e ka konfirmuar Policia e Pejës për Gazetën Express.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, nga ku kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Aktualisht të lënduarit po trajtohen në qendrën mjekësore të qytetit të Pejës.

Kujtojmë se vetëm sot, si rezultat i aksidenteve kanë vdekur dy persona dhe janë lënduar 19 të tjerë.