Fjalë Kyçe

Aksident në Pejë, vdes një person

Aksident në Pejë, vdes një person

Një person ka vdekur pas një aksidenti mes katër veturave që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë katër vetura, dy në lëvizje dhe dy të parkuara.

“Pejë 06.02.2021-23:00. Raportohet për aksident trafiku në mes të katër automjeteve, dy në lëvizje dhe dy të parkuara, dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia ka goditë veturën e viktimës mashkull kosovar. Përpos dëmeve materiale viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.